Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale, këtu mund të raportoni parregullësitë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se për ditën e sotme të zgjedhjeve ka vënë në dispozicion disa linja telefonike, përmes të cilave qytetarët, vëzhguesit dhe akterë të tjerë mund të raportojnë parregullësi ose të marrin informacione për procesin e votimit.
Sipas njoftimit të KQZ-së, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit dhe Policinë e Kosovës, është funksionalizuar Dhoma Operative, e cila do të bashkërendojë aktivitetet me qëllim të mbarëvajtjes së procesit zgjedhor.
Linjat telefonike për raportimin e parregullësive:
Qytetarët, vëzhguesit, subjektet politike, kandidatët dhe të gjithë akterët e përfshirë në proces mund të raportojnë parregullësitë përmes këtyre numrave:
- +383 38 200 23 544
- +383 46 130 013
Linjat telefonike për informimin e votuesve:
Përveç raportimit të parregullësive, KQZ ka siguruar edhe linja telefonike për informimin e votuesve rreth qendrave të tyre të votimit dhe kodit të vendvotimit.
- 0800 55 555 (linjë pa pagesë)
- +383 46 610 061
Këto linja janë vënë në funksion gjatë gjithë ditës së zgjedhjeve, me qëllim të ofrimit të transparencës dhe informimit sa më të saktë për qytetarët që marrin pjesë në votim.