Zhduket një person në Gjilan, Shoqata e Kërkimit Shpëtimit angazhon edhe Njësinë e dronëve

08.11.2025

Ekipet e Shoqatës së Kosovës për Kërkim-Shpëtim (SHKKSH) janë angazhuar sot në një operacion kërkimi-shpëtimi në fshatin Bresalc, Komuna e Gjilanit, pas raportimeve për një person të zhdukur.

Në terren po punon edhe njësia e dronave, e cila mbështet kërkimet nga ajri, duke mundësuar mbulimin e një territori më të gjerë dhe duke rritur efektivitetin e operacionit.

Operacioni po vazhdon me përkushtim të plotë, ndërsa vullnetarët dhe ekipet e SHKKSH po kontribuojnë në mënyrë humanitare dhe profesionale.

Organizata falënderon të gjithë ata që po ndihmojnë në këtë mision dhe apelon për bashkëpunim të qytetarëve për çdo informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e personit të zhdukur.