Prokuroria angazhohet për mbrojtjen e votës së lirë në raundin e dytë të zgjedhjeve

07.11.2025

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka bërë të ditur se për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë komunash, që do të mbahen të dielën më 9 nëntor 2025, janë ndërmarrë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të garantuar integritetin e procesit zgjedhor dhe mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve.

Prokuroria angazhohet për mbrojtjen e votës së lirë në raundin e dytë të zgjedhjeve Foto: Ilustrim

Sipas njoftimit zyrtar, në këtë proces do të angazhohen rreth 80 prokurorë dhe zyrtarë të sistemit prokurorial, të cilët do të jenë të pranishëm në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës gjatë ditës së zgjedhjeve dhe deri në përfundim të numërimit të votave.

Qëllimi i këtij angazhimi është parandalimi dhe procedimi i menjëhershëm i çdo parregullsie të mundshme, përfshirë rastet e manipulimit të votës, presionit ndaj votuesve apo shkeljeve të tjera të ligjit zgjedhor.

Prokuroria e Shtetit u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve, subjekteve politike dhe institucioneve që të denoncojnë çdo rast të dyshuar për keqpërdorim të votës, duke siguruar se çdo raportim do të trajtohet me prioritet nga prokuroritë përkatëse.

“Prokurori i Shtetit mbetet i angazhuar për ta mbrojtur votën e lirë të qytetarëve, duke garantuar integritetin dhe transparencën e procesit zgjedhor,” thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

Ky angazhim është pjesë e përpjekjeve institucionale për të siguruar zgjedhje të ndershme, demokratike dhe të besueshme në të gjitha komunat ku më 9 nëntor do të zhvillohet raundi i dytë i votimit për kryetarë komunash.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More