Këto vende të Suharekës nesër mbesin afro 10 orë pa rrymë

04.11.2025

KEDS ka njoftuar se të mërkurën, më 5 nëntor 2025, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa fshatra të komunës së Suharekës, për shkak të punimeve në projekte investive.

Këto vende të Suharekës nesër mbesin afro 10 orë pa rrymë Foto: Ilustrim

Sipas njoftimit zyrtar nga KEDS, ndërprerjet do të ndodhin në këtë zonë:

Nga nënstacioni TS 110/35/10 kV Theranda do të ndërpritet:

Dalja 10kV Mushtishti (kodi: 32000002)

Koha e ndërprerjes: nga ora 08:30 deri në ora 18:00

Vendet që do të preken:
Sopija I, Sopija II, Dubrava, Mushtishti, Savrova, Bukoshi, Vraniqi dhe Baqevci.

Arsyeja e ndërprerjes:
KEDS ka bërë të ditur se ndërprerja do të bëhet për zbatimin e projekteve investive, që përfshijnë kalimin e linjës nga 10kV në 20kV dhe punime të tjera elektrike, me qëllim të përmirësimit të cilësisë së furnizimit me energji elektrike në këtë zonë.

KEDS kërkon mirëkuptimin e qytetarëve të prekur nga këto punime dhe thekson se investimet e tilla janë pjesë e planeve për modernizimin e rrjetit elektrik në të gjithë vendin.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More