Zhdukja e Florijan Tabakut – Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, përmes Stacionit Policor në Gjakovë, ka njoftuar opinionin publik se më 21 tetor 2025 është raportuar zhdukja e personit Florjan Tabaku, i lindur më 15 qershor 1999 në Bajram Curr, shtetas i Republikës së Shqipërisë.
Sipas raportit të policisë, familjarët kanë bërë të ditur se personi i zhdukur ka humbur kontaktet gjatë mbledhjes së gështenjave në zonën kufitare “Qafë Morinë – Gjakovë”, dhe që nga ajo ditë nuk është gjetur më.
Në momentin e largimit, Florjan Tabaku ishte i veshur me pantallona të zi, bluzë të kuqe dhe atlete të bardha.
Policia njofton se, që nga dita e raportimit, janë ndërmarrë veprime intensive kërkimi dhe hetimi nga njësitë e specializuara të Policisë së Kosovës, me mbështetje nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe organizatat vullnetare për kërkim dhe shpëtim, mirëpo deri më tani personi ende nuk është lokalizuar.
Me qëllim gjetjen sa më të shpejtë të tij, Policia e Kosovës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve dhe të mediave.
Policia bën apel që kushdo që ka ndonjë informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e Florjan Tabaku (personi në fotografi), të kontaktojë menjëherë në numrin 192 (pa pagesë) ose në stacionin më të afërt policor.
Rikujtomë se për lokalizimin e Florijan Tabakut tash e sa ditë është aktivizuar edhe Shoqata e Kërkim-Shpëtimit, Policia e Kosovës dhe FSK, të cilët vazhdimisht janë duke kërkuar për personin i cili u shpall i zhdukur nga 21 tetori, 2025.