Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgim për dy persona të dyshuar për dhunë në familje
Prokurori i Shtetit, ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar pesë persona, si dhe janë parashtruar pesë kërkesa për caktim të masës së paraburgimit kundër pesë personave, të dyshuar për kryerje të veprave penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një person të dyshuar, si dhe ka parashtruar dy kërkesa për caktim të paraburgimit kundër dy personave.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një person të dyshuar për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” KPRK-së.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa):
Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar dy kërkesa për caktim të paraburgimit kundër dy personave në dy raste të ndara, për shkak të dyshimit të bazuar se të pandehurit secili veç e veç kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.