Policia heton vdekjen e një foshnje që u dërgua pa shenja jete në QKMF nga prindërit

25.10.2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të premten pasdite në Obiliq, ku një foshnjë është sjellë pa shenja jete nga prindërit në Qendrën e Mjekësisë Familjare (QKMF). Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është regjistruar më 24 tetor 2025, rreth orës 16:20, në rrugën “Shkupi”. Mjekët e QKMF-së kanë konstatuar se foshnja, mashkull, ka […]

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të premten pasdite në Obiliq, ku një foshnjë është sjellë pa shenja jete nga prindërit në Qendrën e Mjekësisë Familjare (QKMF).

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është regjistruar më 24 tetor 2025, rreth orës 16:20, në rrugën “Shkupi”. Mjekët e QKMF-së kanë konstatuar se foshnja, mashkull, ka qenë pa shenja jete në momentin e mbërritjes.

Me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, në mënyrë që të përcaktohen rrethanat dhe shkaqet e sakta të vdekjes.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se hetimet lidhur me rastin janë në zhvillim, ndërsa për momentin nuk janë dhënë detaje shtesë për shkakun e ngjarjes.