Vendos KQZ, fushata zgjedhore e raundit të dytë fillon nga data 3 nëntor

24.10.2025

Komisioni Qebdror i Zgjedhjeve sot ka mbajtur mbledhje në të cilën ka caktuar datën e fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale, raundi i dytë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që fushata për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të zgjasë shtatë ditë, duke filluar më 3 nëntor dhe përfunduar përpara hapjes së qendrave të votimit më 9 nëntor.

Në mbledhjen e sotme, KQZ ka marrë gjithashtu vendim për miratimin e rekomandimeve që lidhen me përfshirjen në rezultatet përfundimtare të rinumërimit të 16 kutive të votimit nga 12 vendvotime të ndryshme.

Rikujtojmë se zgjedhjet lokale, raundi i dytë do të mbahet edhe në Komunën e Suharekës, pasi që asnjëri nga kandidatët për kryetar të Komunës nuk ka arritur që të sigurojë mbi 51% të votave.

Në balotazh garojnë: Bali Muharremaj nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës si dhe Ardian Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës.