QNR fillon rinumërimin e 16 kutive, pritet të përfundojë në mesditë

23.10.2025

Në QNR rinumërohen 10 nga 16 kutitë e votimit.

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar procesi i rinumërimit të kutive të votimit, për rinumërimin e të cilave mori vendim KQZ në mbledhjen e ditës së mërkurë.

Nga pasdita e ditës së mërkurë dhe deri në orën 10:00 të ditës së enjte, janë rinumëruar 10 kuti të votimit nga 16.

Rinumërimi i 16 kutive të votimit, që i takojnë 12 vendvotimeve të komunave të ndryshme, planifikohet të përfundojë në mesditën e sotme.

Rezultatet nga ky rinumërim pasqyrohen platformën për rezultate https://resultslocal2025.kqz-ks.org/, në rubrikën “Rezultatet QNR – Rinumëruara”.

Rikujtojmë se nga këto kuti do të rinumërohet edhe kutia 2404/01 e Sallagrazhdës.