Mamografia mobile sot në Suharekë, shërbime falas për të gjitha gratë e komunës
Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me QKMF-Suharekë me 20 tetor, 2025 do të ofrojnë mamografi falas pët të gjitha gratë e komunës.
Në kuadër të aktiviteteve për Muajin e Vetëdijesimit për Kancerin e Gjirit, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Suharekë, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, ka njoftuar se sot, më 20 Tetor 2025, në Sheshin e Qytetit në Suharekë, do të vendoset mamografia mobile, ku do të ofrohet kontroll falas për të gjitha gratë e komunës.
Data: 20 Tetor 2025
Ora: 10:00 – 16:00
Vendi: Sheshi i Qytetit – Suharekë
Ky shërbim ofrohet në kuadër të fushatës “Muaji Rozë – Kujdesu për veten”, e cila synon të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit.
QKMF Suharekë fton të gjitha zonjat e komunës që ta shfrytëzojnë këtë mundësi të vlefshme, duke theksuar se zbulimi i hershëm shpëton jetë.
Kujdesi për shëndetin fillon me një hap të thjeshtë – kontrollin!
Mos e neglizhoni – jini pjesë e kësaj nisme që ka për qëllim mbrojtjen e jetës suaj dhe të të dashurave tuaja.