Aksion i Policisë në Prizren – Sekuestrohen drogë, armë e municion, pesë persona të arrestuar

11.10.2025

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion të premten në Prizren, ku ka kryer bastisje në një pronë të disa personave të dyshuar për veprimtari të paligjshme.

Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar sasi të konsiderueshme të lëndëve narkotike, armë dhe municion.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, në pronën e bastisur janë gjetur:

21.77 gramë marihuanë

25 gramë kokainë

Tre grinder për bluarjen e drogës

Një armë automatike AK-47

Dy shufra metali

Një pajisje elektroshokuese

251 fishekë

Dy armë zjarri (revole)

“Njësitë policore me autorizim të prokurorit kanë bastisur pronën e të dyshuarve meshkuj kosovarë, ku janë gjetur dhe sekuestruar sasi të ndryshme të drogës, armë dhe municion,” thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Si rezultat i këtij aksioni, pesë persona janë arrestuar. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit një prej tyre është dërguar në mbajtje, ndërsa katër të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

Hetimet në lidhje me rastin janë duke vazhduar dhe priten masa të mëtejme ligjore ndaj të përfshirëve.