Mbi 13 mijë çifte u kurorëzuan për 20 vite në Suharekë, 2018-ta ‘viti i dashurisë’
Komuna e Suharekës ka regjistruar një numër të konsiderueshëm kurorëzimesh gjatë viteve të fundit, duke treguar një dinamikë interesante në jetën sociale të kësaj zone.
Sipas të dhënave zyrtare, gjatë vitit të kaluar (2024) janë celebruar plot 653 kurorëzimesh, një shifër që tregon një aktivitet të lartë në këtë fushë.
Në traditën popullore shqiptare martesa është një zakon gëzimi, ku çifti arrin pjekurinë për jetë, punë dhe trashëgim. Kalimi në fazën e pjekurisë për martesë apo ndryshe i quajtur iniciacioni i paraprinë fejesa si akt ceremonial, dhe që përcaktonte publikisht personat që do do kalonjnë në procesin e martesës – fillimin e jetës bashkëshortore.
Në Kosovë si në të gjithë botën, shumë çfite dashurinë e tyre e kurorëzojnë me martesë për të vazhduar pjesën tjetër të jetës së bashku, ku për këto SuharekaOnline ka hulumtuar dhe grumbulluar të dhënat sa u përket numrit të kurorëzimeve në Komunën e Suharekës nga viti 2005 deri në vitin 2024, ku janë regjistruar 13.517.
Nga të dhënat që janë siguruar bëhet e ditur se në vitin 2018, në Komunën e Suharekës janë regjistruar plot 852 kurorëzime, numër ky më i madhi që nga viti 2005, ndërsa ai më i vogli u regjistrua në vitin 2014, ku janë regjistruar 504 kurorëzime.
Më poshtë është punuar një tabelë e cila përmbanë numrin e kurorëzimeve sipas viteve 2005-2024.
| Viti | Numri i kurorëzimeve në Komunën e Suharekës |
| 2005 | 573 |
| 2006 | 576 |
| 2007 | 701 |
| 2008 | 746 |
| 2009 | 830 |
| 2010 | 733 |
| 2011 | 670 |
| 2012 | 636 |
| 2013 | 510 |
| 2014 | 504 |
| 2015 | 511 |
| 2016 | 708 |
| 2017 | 734 |
| 2018 | 852 |
| 2019 | 810 |
| 2020 | 615 |
| 2021 | 745 |
| 2022 | 728 |
| 2023 | 682 |
| 2024 | 653 |
| TOTALI: | 13.517 |