Mbi 265 mijë intervenca e shërbime nga mantilbardhët e QKMF-Suharekë gjatë vitit 2024
Qendra e Mjekësisë Familjare “Rexhep Kuçi” në Suharekë ka shënuar një vit jashtëzakonisht aktiv gjatë vitit 2024, duke ofruar një gamë të gjerë shërbimesh për qytetarët e komunës me një përkushtim të lartë profesional dhe human.
Sipas të dhënave zyrtare të cilat posedon SuharekaOnline, kjo qendër gjatë vitit që lam pas ka realizuar:
- 103,984 shërbime në sektorin e mjekësisë familjare
- 265,083 ndërhyrje dhe shërbime të përgjithshme mjekësore
- 15,820 analiza dhe procedura në laborator
- 4,857 shërbime në sektorin e stomatologjisë
Këto shifra reflektojnë një rritje të vazhdueshme të kërkesës për kujdes shëndetësor cilësor dhe efikas në nivel lokal.
Poashtu, nga të dhënat zyrtare, bëhet e ditur se QKMF “Rexhep Kuçi” në Suharekë mbështetet nga një staf i përbërë prej:
41 mjekë të përgjithshëm dhe specialistë
8 stomatologë
99 infermierë
2 bashkëpunëtorë profesionalë
1 farmacist
17 bashkëpunëtorë jomjekësorë, të angazhuar në administratë, mirëmbajtje dhe mbështetje logjistike
Angazhimi dhe bashkëpunimi i gjithë ekipit kanë kontribuar në ofrimin e një shërbimi të pandërprerë dhe cilësor për qytetarët e Suharekës gjatë gjithë vitit.