Mbi 300 familje nga Komuna e Suharekës përfitojnë nga skema e asistencës sociale

25.09.2025

Agjensia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar numrin e familjeve të cilat kanë përfituar nga skema e asistencës sociale.

Agjensia e Statistikave të Kosovës ka publikuar numrin e familjeve të cilat kanë përfituar nga skema e asistencës sociale gjatë muajit gusht të vitit 2025, ku në këto statistika figuron edhe numri i familjeve nga Komuna e Suharekës, shkruan SuharekaOnline.

Nga këto statistika bëhet e ditur se gjatë muajit gusht të këtij viti 325 familje nga Komuna e Suharekës kanë përfituar nga skema e asistencës sociale.

Ky numër ka shënuar rënie krahasuar me muajin korrik dhe qershor të 2025.

Nga statistikat e publikuara nga ASK që posedon SuharekaOnline, bëhet e ditur se në qershor të këtij viti numri i familjeve që kanë përfituar nga skema e asistencës sociale ishte 332 ndërsa në muajin korrik ky numër ka shënuar rënie në 329.

Poashtu, bëhet e ditur se në Kosovë për muajin gusht të vitit 2025 janë regjistruar gjithsej 16,538 familje të cilat janë përfituese nga kjo skemë.