Vdes ish-drejtori i QKMF-së, Dr. Salih Bytyqi
16.09.2025
Me dhimbje të thellë komuniteti i Suharekës ka pranuar lajmin për ndarjen nga jeta të Dr. Salih Bytyqit, ish-drejtor i QKMF-së dhe ish-drejtor i Shëndetësisë në Komunën e Suharekës.
Dr. Bytyqi do të kujtohet si një profesionist i përkushtuar që për vite me radhë dha kontribut të çmuar për shëndetin publik dhe mirëqenien e qytetarëve të komunës sonë. Përveç rolit të tij drejtues, ai njihej si njeri i dashur dhe i afërt me kolegët dhe pacientët, duke lënë pas një trashëgimi të vyer në shërbimin shëndetësor.
Familjes Bytyqi, miqve dhe gjithë të afërmve u shprehen ngushëllimet më të sinqerta në këtë ditë të rëndë. Kujtimi për jetën dhe veprën e tij do të mbetet i paharruar dhe frymëzim për gjeneratat që do të vijnë.