Vërmicë-Morinë, arrestohet 27-vjeçari nga Kosova, i kërkuar nga Gjermania për mashtrim
Policia Kufitare e Morinës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Qarkut Kukës, ka ndaluar një 27-vjeçar kosovar, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane për veprën penale të mashtrimit.
Shtetasi me iniciale S. M., banues në Kosovë, u ndalua në pikën e kalimit kufitar të Morinës gjatë kontrolleve rutinë. Verifikimet e imtësishme nga shërbimet policore zbuluan se ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pas një urdhër-arresti të lëshuar nga Gjykata Lokale e Mynihut.
Sipas informacioneve të shkëmbyera me partnerët gjermanë, 27-vjeçari dyshohet për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”, një krim për të cilin dënimi maksimal mund të shkojë deri në 10 vjet burg.
Aktualisht, Interpol Tirana po vazhdon procedurat e nevojshme në bashkëpunim me homologët në Gjermani për ekstradimin e të ndaluarit. Ky rast dëshmon efikasitetin e kontrolleve kufitare dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër paligjshmërisë.