OVL e UÇK-së kërkon shkarkimin e Dimal Bashës nga posti i Kryetarit të Kuvendit

01.09.2025

Organizata e Veteranëve të Luftës (OVL e UÇK-së) ka reaguar pas kërkimfaljes së Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, lidhur me deklaratat e tij të së kaluarës akademike.

OVL e UÇK-së kërkon shkarkimin e Dimal Bashës nga posti i Kryetarit të Kuvendit Foto: Ilustrim

Në komunikatën e lëshuar për media, OVL thekson se qëndrimet e publikuara në punimin shkencor të vitit 2012, ku sipas tyre është cenuar lufta çlirimtare dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës, bien në kundërshtim me betimin kushtetues të Bashës si deputet dhe Kryetar i Kuvendit.

“Qëndrimet e shprehura në punimin e tij shkencor të vitit 2012, ku është cenuar lufta jonë çlirimtare dhe UÇK-ja, bien ndesh me betimin kushtetues që ai ka dhënë si deputet dhe Kryetar i Kuvendit, si dhe me respektin ndaj themeleve të shtetit tonë, të ngritura mbi sakrificën e Dëshmorëve dhe Luftëtarëve të lirisë”, thuhet në reagim.

OVL e UÇK-së ka bërë thirrje që Basha të shkarkohet menjëherë nga posti i Kryetarit të Kuvendit. “Për këtë arsye, qëndrimi ynë mbetet i qartë: Dimal Basha duhet të shkarkohet menjëherë nga posti i Kryetarit të Kuvendit”, thekson organizata.

Në fund të reagimit, organizata bën të ditur se tashmë ka dorëzuar një kërkesë zyrtare në Kuvendin e Kosovës dhe është në pritje të iniciativës së deputetëve për ta proceduar këtë çështje.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More