1.
Mushtisht, vdes një punëtor në vendin e punës
01.09.2025
Burime të SuharekaOnline bëjnë të ditur se një punëtor ka humbur jetën në vendin e tij të punës në Mushtisht.
Sipas raportimeve nga vendi i ngjarjes bëhet e ditur se policia dhe njësitë relevante tashmë gjenden në vendin ku ka humbur jetën punëtori.
Deri më tani nuk bëhet e ditur për rrethanat e vdekjes së punëtorit.
SuharekaOnline ka dërguar pyetje edhe në adresë të zyrës për media të Policisë së Kosovës në Prizren dhe të zëdhënësit toger Shaqir Bytyqi, por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk ka marr përgjigje.