1.
Pritje deri në 40 minuta në pikat kufitare të Kosovës, më e ngarkuara te “Dheu i Bardhë”
30.08.2025
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) ka njoftuar se kohët e pritjeve në pikat kufitare të Kosovës janë rritur.
Fluksi i udhëtarëve, veçanërisht në disa prej pikëkalimeve më të rëndësishme, ka shkaktuar vonesa të konsiderueshme.
Sipas të dhënave të fundit nga QKMK, situata më e ngarkuar është në pikëkalimin kufitar të Dheu i Bardhë, ku koha e pritjes për të dalë nga Kosova arrin deri në 40 minuta. E njëjta kohë pritjeje, 40 minuta, vlen edhe për ata që duan të hyjnë në vend.
Në pikëkalimin tjetër të frekuentuar, atë të Merdarës, pritjet për dalje nga Kosova arrijnë deri në 20 minuta.
Në pikat e tjera kufitare, sipas QKMK-së, fluksi i udhëtarëve dhe koha e pritjes mbeten më të ulëta, pa vonesa të mëdha.