Pritje deri në 1 orë e gjysmë në pikat kufitare për dalje nga Kosova

15.08.2025

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat mbi gjendjen në kufi në orën 09:07 të mëngjesit të sotëm.

Sipas raportimit zyrtar, pritjet për të hyrë në Kosovë janë të shkurtra, duke varijuar nga 3 deri në 5 minuta. Megjithatë, situata është e ndryshme për daljen nga vendi, ku janë shënuar pritje të gjata në disa pika kufitare.

Në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, pritjet për dalje arrijnë deri në 1 orë e 30 minuta, ndërsa në Merdarë deri në 1 orë. Edhe në Jarinjë, pritjet për të dalë nga Kosova shkojnë deri në 40 minuta.

Autoritetet kufitare këshillojnë udhëtarët të planifikojnë kohën e udhëtimit, veçanërisht ata që udhëtojnë drejt vendeve fqinje përmes këtyre pikave.

FLUKSI NË PIKAT E KALIMIT KUFITAR

Pikat e kalimit kufitarAutomjeteKamionë
Hyrje (min)Dalje (min)Kolona (m) 
Hyrje
Kolona (m) 
Dalje
Hyrje (min)Dalje (min)Kolona (m) 
Hyrje
Kolona (m) 
Dalje
Bërnjak03-0503-050003-0503-0500
Dheu i Bardhë03-0590070003-0503-0500
Glloboqicë03-0503-050003-0503-0500
Hani i Elezit03-0503-050003-0503-0500
Jarinje05-1030-40050003-0503-0500
Kullë03-0503-050003-0503-0500
Merdarë03-0550-60070003-0503-0500
Muçibabë05-1003-050003-0503-0500
Mutivodë03-0503-050003-0503-0500
Qafë e Morinës03-0503-050003-0503-0500
Qafë e Prushit03-0503-050003-0503-0500
Stançiq03-0503-050003-0503-0500
Vërmicë03-0503-050003-0503-0500

Updated: 15/08/2025 09:07:09