1.
Sekuestrohen mbi 900 kilogramë kërpudha të kontrabanduara në kufirin lindor
12.08.2025
Njësitet Patrulluese të Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit (SPMK) në Muqivercë kanë parandaluar sot një rast kontrabande në zonën kufitare të fshatit Karaqevë.
Rreth orës 11:45, policia ndaloi një automjet tipi furgon, ngjyrë e bardhë, me targa vendore, të drejtuar nga një shtetas i Kosovës. Gjatë kontrollit të mjetit u gjetën 910 kilogramë kërpudha të freskëta të llojit shampinion.
Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar inicimin e procedurës ligjore dhe dorëzimin e mallrave të sekuestruara në Doganën e Kosovës.