Vetura përfshihet nga zjarri në autostradën “Ibrahim Rugova”, intervenon policia dhe zjarrfikësit

02.08.2025

Një veturë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Rugova”, në afërsi të Prishtinës.

Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës dhe zjarrfikësit, të cilët janë angazhuar në shuarjen e zjarrit dhe në fillimin e hetimeve lidhur me rastin.

Deri më tani nuk janë bërë të ditura shkaqet që çuan në shpërthimin e zjarrit. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar rrethanat dhe shkakun e incidentit.