Nata finale e Eurovizionit 2025, Shqipëria me “Zjerm” në garë për trofeun
Sonte zhvillohet nata magjike e finales së edicionit të 69-të të Festivalit Evropian të Këngës, Eurovizion 2025.
26 shtete do të prezantohen në skenë, duke garuar për trofeun e madh të këtij viti.
Përfaqësuesja e Shqipërisë, Shkodra Elektronike, me këngën ritmike dhe unike “Zjerm”, do të performojë e fundit në renditje, duke zënë vendin e 26-të. Ky numër shërben gjithashtu si kodi i votimit nga publiku për këngën shqiptare.
“Zjerm”, me kombinimin e saj të ritmeve moderne elektronike dhe elementeve të folklorit shqiptar, ka sjellë një freski dhe autenticitet të veçantë në këtë edicion të Eurovizionit.
Nata finale pritet të jetë e mbushur me surpriza dhe spektakël. Mimo, përfaqësuesi i Zvicrës i vitit të kaluar dhe fitues i Eurovizionit 2024, do të rikthehet në skenë për të performuar projektin e tij të ri muzikor.
Moderatorëve Hancel Bruger dhe Sandra Shtuder do t’u bashkohet në finale edhe ylli i njohur i spektakleve italiane, Michelle Hunziker, duke shtuar shkëlqimin e kësaj mbrëmjeje të veçantë.
Të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë mund të mbështesin këngën “Zjerm” duke dërguar një SMS në numrin 54345, me kodin 26. Votimi nga territori i Shqipërisë nuk është i mundur për përfaqësuesen e vendit. Votimi mund të kryhet përmes telefonit, SMS-ve, ose online me pagesë në faqen zyrtare: esc.vote.
Për shikuesit nga Kosova, votimi është i mundur përmes linkut www.esc.vote deri në momentin e fillimit të transmetimit të finales, në orën 21:00.
Finalja e madhe e Eurovizionit 2025 do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK.