Nënkryetari i KZAZ sqaron procedurat pas incidentit në Pogradec për asistimin e votuesve
Një incident është regjistruar sot në qendrën e votimit numër 3901, pranë shkollës “Esat Minarolli” në Pogradec, siç njofton Komisioni Zonjal i Administrimit Zgjedhor (KZAZ) vendor
Shkak i incidentit ka qenë mosdakordësia mes komisionerëve lidhur me shoqërimin e një personi të paautorizuar, i cili ishte i verbër dhe kishte nevojë për ndihmë për të votuar.
Sipas njoftimit, pas nisjes së konfliktit, personi që shkaktoi incidentin është shoqëruar në komisariatin e policisë, ku pritet të zbardhen rrethanat e plota të ngjarjes.
Nënkryetari i KZAZ-së 70, Armand Agolli, ka sqaruar procedurat për personat e paaftë për të votuar: “Personat që janë të paaftë për të votuar duhet të kenë një mjet identifikimi që tregon për problemin që kanë, njëkohësisht duhet të kenë me vete një certifikatë familjare në të cilën të jetë personi që do ta ndihmojë gjatë procesit të votimit.”
Pavarësisht incidentit, procesi i votimit në këtë qendër vijon normalisht, me vetëm një ndërprerje të shkurtër disa minutëshe pas ngjarjes.