Nesër Akademi Përkujtimore dhe Homazhe për Heroin Besim Ndreca

02.05.2025

Komuna e Suharekës njofton të gjithë qytetarët se nesër, më 3 maj 2025, do të mbahet akademia përkujtimore kushtuar 30-vjetorit të rënies së heroit Besim Ndreca.

Kjo ditë e shënuar është një mundësi për të nderuar jetën, veprën dhe sakrificën sublime të heroit Besim Ndreca, i cili me guximin dhe vendosmërinë e tij kontribuoi në themelet e lirisë së Kosovës.

Agjenda e aktiviteteve do të zhvillohet si vijon:

  • Ora 12:00: Akademi Përkujtimore në Shtepinë e Kulturës “Uke Bytyqi” në Suharekë. Kjo akademi do të jetë një moment reflektimi dhe vlerësimi për kontributin e heroit.
  • Ora 13:00: Homazhe tek shtatorja e heroit Besim Ndreca në sheshin që mban emrin e tij, “Besim Ndreca” në Suharekë. Gjatë homazheve pritet të vendosen kurora lulesh dhe të mbahen fjalime përkujtimore.

Komuna e Suharekës fton të gjithë qytetarët, familjarët e dëshmorëve, veteranët e luftës, përfaqësuesit e institucioneve dhe të gjithë dashamirët e atdheut të jenë pjesë e kësaj dite të rëndësishme kujtimi dhe nderimi për heroin tonë. Pjesëmarrja juaj nderon kujtimin e Besim Ndrecës dhe të gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.