Komuna publikon agjendën e homazheve për martirët e Suharekës

24.03.2026

Komuna e Suharekës ka njoftuar se më 26 mars 2026, duke filluar nga ora 10:00, do të organizohen homazhe në nderim të martirëve të kësaj komune.

Sipas agjendës së publikuar, aktivitetet përkujtimore nisin me homazhe te Obelisku i Martirëve, përballë objektit të Komunës.

Më pas, në ora 10:15 do të bëhet vendosja e luleve te Qendra Memoriale ku ka ndodhur masakra e familjes Berisha, ndërsa në ora 10:30 janë paraparë homazhe dhe vendosje lulesh te Memoriali i Varrezave të Berishëve.