Punëtori rrëzohet nga një objekti ndërtim në Mamushë, pëson lëndime të rënda

29.04.2025

Incidenti ka ndodhur më 28 prill 2025, rreth orës 08:00

Një punëtor mashkull kosovar ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi dyshohet se është rrëzuar gjatë punës në një objekt ndërtimi në Mamushë.

Viktima është transportuar menjëherë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor për lëndimet e pësuara.

Lidhur me këtë aksident në punë, është njoftuar edhe Inspektorati i Punës, i cili pritet të hetojë rrethanat dhe shkaqet që çuan deri te rrëzimi i punëtorit.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur detajet e plota të këtij rasti dhe për të përcaktuar nëse janë respektuar të gjitha masat e sigurisë në vendin e punës. Publiku do të informohet për çdo zhvillim të ri lidhur me këtë ngjarje.