Hidroregjioni Jugor, aksion i ashpër kundër lidhjeve ilegale të ujit, 12 raste të shkyçura në një javë

10.03.2025

Gjatë aksionit të fundit javor të ekipeve të Inspektoratit të Kompanisë, janë identifikuar dhe shkyçur nga rrjeti i ujësjellësit plot 12 lidhje ilegale të ujit.

Konsumatorë të papërgjegjshëm në Prizren, Suharekë dhe Malishevë kanë kryer këto shkelje, duke dëmtuar furnizimin e rregullt me ujë për qytetarët.

Sipas të dhënave të publikuara nga Inspektorati, shpërndarja e lidhjeve ilegale është si vijon:

  • Prizren: 6 lidhje ilegale
  • Suharekë: 4 lidhje ilegale
  • Malishevë: 2 lidhje ilegale

Aksioni për identifikimin e lidhjeve ilegale do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, me qëllim që të ndëshkohen të gjitha rastet e evidentuara.

Kompania ka bërë të ditur se ndaj të gjitha rasteve të evidentuara do të merren masat ligjore të parashikuara.

“Apelojmë tek të gjithë konsumatorët të respektojnë rregullat dhe të shmangin veprimet e jashtëligjshme, të cilat dëmtojnë furnizimin e drejtë dhe të rregullt me ujë për qytetarët tanë,” thuhet në njoftimin e kompanisë.

https://www.facebook.com/HidroregjioniJugor/posts/pfbid0pX7dfTi26xC1GSDUNitWs2MtPeJuhuCyPmTUqJsitbzVdTo7RSZGq9DNMfTomRb3l