Salih Zyba siguron edhe një mandat deputeti, ja si u votua nëpër qytete të Kosovës

20.02.2025

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje!, Salih Zyba, ka siguruar gjithsej 15318 vota në zgjedhjet e 9 shkurtit dhe njëkohësisht ka siguruar edhe një mandat në Kuvendin e Kosovës.

Por si është votuar ai? Sipas të dhënave që ka mbledhur SuharekaOnline, në të gjitha qytetet e Kosovës, Zyba është votuar si vijon:

Në qytetin e Suharekës, Zyba ka marrë 3926 vota, duke qenë qyteti me numrin më të madh të votave për të. Prishtina renditet e dyta me 2382 vota, ndërsa Ferizaj është i treti me 1059 vota.

Edhe në qytete të tjera si Prizreni, Gjilani, Mitrovica, Fushë Kosova, Vushtrri, Podujeva, Gjakova, Rahoveci, Kaçaniku, Viti, Lipjani, Shtimja, Istogu, Malisheva, Obiliqi, Peja, Dragashi, Klina, Kamenica, Drenasi, Deçani, Skënderaji, Shtërpca, Mitrovica V, Hani i Elezit, Novobërda, Graçanica, Kllokoti, Juniku, Zubin Potoku, Mamusha, Zveçani dhe Leposaviqi, Zyba ka marrë vota, por në numër më të vogël.

Në total, Salih Zyba ka marrë 15318 vota (pa votat e diasporës, personave me nevoja të veçanta dhe ato me kusht), duke u bërë deputet i Kuvendit të Kosovës.

QytetiVota
Suharekë3926
Prishtinë2382
Ferizaj1059
Prizren832
Gjilan617
Mitrovicë576
Fushë Kosovë545
Vushtrri466
Podujevë442
Gjakovë436
Rahovec404
Kaçanik402
Viti357
Lipjan349
Shtime297
Istog281
Malishevë247
Obiliq235
Pejë205
Dragash189
Klinë162
Kamenicë153
Drenas139
Deçan124
Skënderaj108
Shtërpcë106
Mitrovicë V64
Hani I Elezit59
Novobërdë58
Graçanicë26
Kllokot20
Junik15
Zubin Potok14
Mamushë13
Zveçan9
Leposaviq1
Total15318