Kryetarët e komunave kandidatë për deputetë, ja rezultatet paraprake

20.02.2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka filluar të publikojë rezultatet paraprake të kandidatëve për deputetë, pas numërimit të 90.41% të vendvotimeve.

Në zgjedhjet e 9 shkurtit, përveç emrave të njohur të politikës, në listat e kandidatëve për deputetë ishin edhe kryetarë të komunave të ndryshme të Kosovës.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, njëherësh edhe kandidat për kryeministër nga radhët e PDK-së, është më i votuari në nivel vendi, duke marrë gjithsej 150,294 vota.

Edhe kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ishte në garë për deputet dhe ka marrë 15,300 vota. Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, gjithashtu kandidat për deputet nga LDK, ka marrë 18,397 vota.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka marrë 12,889 vota, ndërsa kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka marrë 11,290 vota.

Në listën e kandidatëve për deputetë të koalicionit AAK-Nisma ishte edhe kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, i cili ka marrë 9,757 vota.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka marrë 5,805 vota, ndërsa Smajl Latifi, po ashtu nga Komuna e Suharekës, ka marrë 6,111 vota.

Edhe kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ishte në listën e kandidatëve për deputetë dhe ka marrë 7,792 vota.

Rezultatet e publikuara deri tani janë paraprake dhe priten ndryshime të mundshme pas numërimit të të gjitha votave.