Rishpallet konkursi për zgjedhjen e noterëve në Republikën e Kosovës
14.02.2025
Ministria e Drejtësisë ka rishpallur konkursin publik për zgjedhjen e noterëve në Republikën e Kosovës.
Ky konkurs ofron mundësi për 28 kandidatë të kualifikuar për të filluar karrierën e tyre si noterë në komuna të ndryshme të vendit.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Drejtësisë, afati për dorëzimin e dokumentacionit për aplikim fillon nga data 15.02.2025 dhe përfundon më datën 21.02.2025. Të gjithë kandidatët e interesuar inkurajohen të aplikojnë brenda këtij afati.
Për informata më të detajuara lidhur me kriteret e aplikimit dhe dokumentacionin e nevojshëm, ju lutemi të vizitoni këtë link.