KQZ njofton se në cilat komuna po vazhdon numërimi i votave
12.02.2025
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se po vazhdon numërimi i votave në disa prej komunave të vendit.
Sipas një njoftimi për media, KQZ tha se në Deçan, Gjakovë, Drenas, Gjilan, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Skënderaj, Shtërpcë, Viti, Ranillug, Kllokot, Mitrovicë e Veriut dhe Hani i Elezit është duke vazhduar procesi i numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit në komunat përkatëse