KQZ: Pa përfshirë 4 qendra në SHBA, dalja në votime në diasporë 71%
08.02.2025
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar të dhëna mbi pjesëmarrjen e votuesve në përfaqësitë diplomatike të Kosovës.
Nga 20,324 votues të regjistruar, kanë votuar gjithsej 14,463 qytetarë.
Këto shifra nuk përfshijnë qendrat e votimit në Washington, Ottawa, Toronto dhe New York, të cilat ende nuk janë përfshirë në numërimin përfundimtar.
Edhe pse numri i përgjithshëm i votuesve është relativisht i lartë, pjesëmarrja në përfaqësitë diplomatike deri më tani është rreth 71% e votuesve të regjistruar kanë ushtruar të drejtën e tyre për të votuar.