Bllokohet rruga në Kralevë, udhëtarët të shfrytëzojnë rrugë alternative

28.01.2025

Policia e Kosovës ka njoftuar se rruga në Kralevë, Serbi, është bllokuar sot nga protestues, duke penguar lëvizjen e lirë të automjeteve.

Në një njoftim për media, Policia e Kosovës ka bërë thirrje të gjithë udhëtarëve që planifikojnë të kalojnë nëpër këtë zonë, të shfrytëzojnë pikë kalimi kufitare (PKK) alternative, për të shmangur vonesat dhe pengesat e mundshme.

“Duke pasur parasysh situatën e krijuar dhe me qëllim të evitimit të kësaj rruge dhe pengesave në rrugë që shpiejnë në PKK Jarinje, inkurajojmë udhëtarët të shfrytëzojnë PKK tjera, deri në njoftim tjetër”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës ka vënë në dispozicion numrat e kontaktit 045198000, 045198606 dhe numrin pa pagesë 080050095për më shumë informacion.