Bie fluksi në pikat kufitare, nuk ka më pritje
Pritjet në pikat kufitare për të dalë nga Kosova për në Serbi kanë rënë ndjeshëm.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit pritjet në hyrje dhe dalje të Kosovës sillen nga 3 deri 5 minuta te Dheu i Bardhë dhe nga 3 deri në 15 minuta në Merdarë.
Situatë pothuajse e njëjtë raportohet edhe në pikat kufitare Serbi – Kroaci dhe Serbi Hungari.
Pika Kufitare Batrovci – Bajakovo
Në hyrje të Kroacisë, në pikën kufitare Batrovci – Bajakovo, nuk raportohen kolona të gjata dhe pritje deri në 15 min.
Pika Kufitare Sid – Tovarnik
Në kufirin tjetër më të afërt mes Kroacisë dhe Serbisë, në pikën kufitare Sid – Tovarnik, situata është më e lehtë. HAK raporton për një kohë pritjeje prej rreth 10 minutash për të hyrë në Kroaci.
Pika Kufitare Horgos – Roszke
Edhe në hyrje të Hungarisë, në pikën kufitare Horgos – Roszke , nuk raportohen kolona të gjata dhe pritje deri në 10 min.
| Pikat e kalimit kufitar | Automjete | Kamionë | ||||||
|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
| Hyrje (min) | Dalje (min) | Kolona (m) Hyrje | Kolona (m) Dalje | Hyrje (min) | Dalje (min) | Kolona (m) Hyrje | Kolona (m) Dalje | |
| Bërnjak | 03-05 | 03-05 | 0 | 0 | 03-05 | 03-05 | 0 | 0 |
| Dheu i Bardhë | 05 | 05 | 0 | 0 | 03-05 | 03-05 | 0 | 0 |
| Glloboqicë | 05 | 05 | 0 | 0 | 03-05 | 03-05 | 0 | 0 |
| Hani i Elezit | 05 | 05 | 0 | 0 | 03-05 | 03-05 | 0 | 0 |
| Jarinje | 03-05 | 03-05 | 0 | 0 | 03-05 | 03-05 | 0 | 0 |
| Kullë | 03-05 | 03-05 | 0 | 0 | 03-05 | 03-05 | 0 | 0 |
| Merdarë | 03-05 | 10-15 | 0 | 50 | 03-05 | 03-05 | 0 | 0 |
| Muçibabë | 05 | 05 | 0 | 0 | 03-05 | 03-05 | 0 | 0 |
| Mutivodë | 03-05 | 03-05 | 0 | 0 | 03-05 | 03-05 | 0 | 0 |
| Qafë e Morinës | 03-05 | 03-05 | 0 | 0 | 03-05 | 03-05 | 0 | 0 |
| Qafë e Prushit | 03-05 | 03-05 | 0 | 0 | 03-05 | 03-05 | 0 | 0 |
| Stançiq | 05 | 05 | 0 | 0 | 03-05 | 03-05 | 0 | 0 |
| Vërmicë | 03-05 | 03-05 | 0 | 0 | 03-05 | 03-05 | 0 | 0 |