Nuk ka kolona në hyrje-dalje nga Kosova, raportohen se kanë filluar në Bajakovë

01.01.2025

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat mbi pritjet nëpër pikat kufitare.

Aktualisht nuk ka pritje më të gjata se 5 minuta në asnjë nga pikëkalimet kufitare as për të hyrë e as për të dalë nga Kosova.

Ndërsa sipas AutoKlubit kroat kolona kanë filluar të krijohen në kufirin me Serbinë në hyrje të Kroacisë në Bajakovë.