Kryetari Muharremaj punon edhe të shtunave: Mbath çizmet dhe inspekton punimet në Sllapuzhan

14.12.2024

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, edhe njëherë ka treguar përkushtim të jashtëzakonshëm ndaj detyrës së tij.

Edhe pse është ditë pushimi, Muharremaj nuk u kursye, por veshi çizmet dhe doli në terren për të inspektuar nga afër punimet që po zhvillohen në komunë.

Sot, kryetari i komunës vizitoi fshatin Sllapuzhan, ku po kryhen punë intensive për rregullimin e rrugës. Muharremaj pati rastin të shikojë nga afër progresin e punimeve dhe të bisedojë me punëtorët dhe banorët.

https://www.facebook.com/balimuharremaj1/posts/1139735284176221