Selman Kolgeci i LDK-së paralajmëron padi kundër drejtorit të urbanizmit, Visar Kuqi
Asambleisti i LDK-së, Selman Kolgeci, ka paralajmëruar padi kundër drejtorit të urbanizmit në Komunën e Suharekës, Visar Kuqi.
Këtë e ka bërë të ditur vet Kolgeci përmes një shkrimi në Facebook, i cili ndër tjera ka treguar se ka realizuar diskutimet fillestare me avokatin e tij në lidhje me shpifjet që i ka bërë drejtori i urbanizmit kundrejt tij.
Tutje Kolgeci ka njoftuar se, po ashtu, ka angazhuar edhe një ekspert të licensuar të gjeodezisë në mënyrë që ta sqarojë sa më mirë shpifjen e drejtorit të urbanizmit.
“Të dashur qytetarë j’u njoftoj që i kam realizuar diskutimet fillestare me avokatin tim në lidhje me shpifjet që i ka bërë drejtori i urbanizmit kundrejt meje, po ashtu, kam angazhuar edhe një expert të licensuar të gjeodezisë në mënyrë që ta sqarojë sa më mirë këtë shpifje të tijë.
Forma më perfide për tu nxjerr nga debati dhe përballja e drejtpërdrejtë për shkeljet e kësaj qeverisje lokale është shpifja, por kjo nuk kalon.
Megjithatë, të bashkangjitur e keni këtë dokument ku tregon qartë që shtëpinë qe e kam trasheguar nga prindi im, e ndërtuar në vitin 2000, shtëpi kjo e cila nuk prekë askund në pronën publike, por është kontest me fqinjën time N.K, kontest i cili është vetëm në dokumenta, por së shpejti do të rregullohet sepse kemi bërë marrveshje për këtë temë.
Pamvarësisht kësaj situate, unë i ftojë organet e drejtësisë që të bëjnë punën e tyre në lidhje me pretendimet e mia sa i përket:
– ndërtimeve pa leje,
– ndërtimit të palestrës publike në pronë private,
– ndryshimin e konceptit të sheshit,
– dhe shumë qështjeve tjera të cilat i kemi ngritur në Kuvendin Komunal.
Ps: sa i përket shpifjeve të këtij “drejtorit” të urbanizmit ju gjithashtu mund gjeni në bashkangjitje edhe dokumentacionin që vet ky “drejtor” e ka firmosur ku kërkon plotësim lënde për të vazhduar procedurën e legalizimit, dokument ky i cili dëshmon qartë dhe shqip se ajo që ai ka pretenduar në një debat të bërë kohëve të fundit është gënjeshtër, shpifje dhe tentim i tërheqjes së vëmendjes nga ajo që po ndodhë tash e sa vite në komunën tonë.
Gjithashtu më lejoni të iu them se nëse mendoni që në këtë mënyrë të poshtër mund të më ndaloni të bëj punën time që qytetarët tanë ma kan besuar, e keni shumë gabim, njejtë si që keni qenë gabim që nga fillimi i mandatit tim si asamblist i Lidhjes Demokratike të Kosovës.Shihemi në gjyq!” ka shkruar Kolgeci.