Durmishi: Kudo ku ka prekur dora e Pal Lekajt përbën krim e korrupsion

11.11.2024

Seanca për buxhetin është përcjellur me debate të ashpra në Kuvendin e Kosovës.

Kryesisht kanë qenë të përfshirë deputetët e LDK-së dhe ministri i Financave, Hekuran Murati.

Edhe deputetët tjerë të partive opozitare kanë kritikuar buxhetin për vitin 2025. Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka thënë se përderisa inflacioni është problematik për qytetarët, zyrtarët shtetëror janë zhytur në luks.

“Jemi dëshmitarë të rritjes së shpenzimeve të panevojshme për zyrtarët kur qytetarët po përballen me inflacion të lartë, ndërkohë familjet e Kosovës përpiqen të sigurojnë ushqimin bazik, qeveria vazhdon në luks. Kjo është mungesë e thellë e ndjeshmërisë ndaj popullit”, tha Lekaj.

Tutje Lekaj ka thënë se ky buxhet nuk përmban asnjë projekt të madh kapital që do të krenohej shteti dhe qytetarët e Kosovës dhe se është fyerje e shpresës për familjet e të zhdukurve të Kosovës.

Ndaj deklaratave të deputetit Lekaj ka reaguar zv.ministri i Infrastrukturër, Hysen Durmishi.

Aipërmes një postimi në Facebook, ka shkruar se aty ku ka prekur dora e tij përbënë krim e korrupsion.

“Pal Leku, ky hajn i dëshmuar tashmë edhe me vendim gjykate del e flet për projekte infrastrukturore.

Kudo ku ka prekur dora e tij përbën krim e korrupcion, përfshirë edhe rrugën Dollc – Gjakovë”, ka shkruar Durmishi.