Prokuroria ngrit 33 aktakuza brenda 24 ore, 11 vetëm në rajonin e Prizrenit

07.11.2024

Prokurori i Shtetit, njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetë e tre (33) aktakuza kundër pesëdhjetë e tetë (58) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Prokuroria ngrit 33 aktakuza brenda 24 ore, 11 vetëm në rajonin e Prizrenit Foto: Ilustrim

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar trembëdhjetë (13) persona, dhe janë parashtruar nëntë (9) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit kundër nëntë (9) personave, të dyshuar për kryerje të veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”;

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprat penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Keqpërdorimi i sigurimit”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More