Brenda tre muajve, 8 tenderë të Komunës së Suharekës përfundojnë në OSHP

22.10.2024

Që nga data 1 gusht e këtij viti e deri më sot tetë aktivitete të prokurimit të inicuara nga zyra e prokurimit pranë Komunës së Suharekës kanë përfunduar në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP).

Aktivitetet e prokurimit të cilat presin vendim për vazhdim të procedurave tenderuese nga OSHP dhe që janë hapur nga Komuna e Suharekës janë:
1. Furnizim, mirembajtja dhe servisimi i klimave,
2. Projekt me bashkefinancim – Renocimi i ures se Tranzitit dhe rregullimi i shtratit te lumit Toplluha -Segmenti 2.2,
3. Ndërtimi i sistemit të ujitjes në Komunën e Suharekës, Mushtisht, Vraniq, Reshtan,
4. Projekt me bashkëfinancim – Ndërtimi i rrugës Guri i Matozit Gradancë në fshatin Mushtisht – faza e parë,
5. Blerja dhe paisja me aparatura te nevojshme per QKMF Rexhep Kuqi – Lot 2 Furnizim me paisje Stomatologjike dhe laboratorike,
6. Ndertimi dhe rikonstruimi i kanalizimeve ne Komunë – Suharekë
7. Blerja e paisjes per matje te gjeodezike per nevojat e drejtoris
8. Ndërtimi i salles sportive ne SHFMU Vëllëzrit Frashëri – Bukosh

Deri më tani nga këto tetë aktivitete të prokurimit për të cilat janë deponuar ankesa, i vetmi rast që ka marr epilog nga Gjykata e Tenderëve, është Furnizim, mirembajtja dhe servisimi i klimave në të cilin OSHP ka vendosur në favor të palës që ka deponuar ankesë dhe ka kthyer aktivitetin në rivlerësim.

Ndryshe vetëm këtë vit nga data 1 janar 2024 e deri më tani 12 aktivitete të prokurimit të hapura nga Komuna e Suharekës kanë përfunduar në OSHP.