1.
Policia jep detaje për aksidentin në autostradë ku humbën jetën një 21 dhe 29 vjeçar
22.10.2024
Një aksident i rëndë me fatalitet ka ndodh mbrëmë në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Aksidentin me të vdekur e konfirmoi edhe Policia.
Autostrada “Dr. Ibrahim Rugova” Prizren jug KM13 / 21.10.2024 – 18:40. Ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave dhe një kamioni, ku si pasojë dy meshkuj kosovarë kanë vdekur, po ashtu janë lënduar edhe tre meshkuj kosovarë. Me vendim të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar.
Sipas raportimeve bëhet e ditur se nga aksidenti të vdekur dy persona, një 21 dhe 29 vjeçar.