Shpenzime marramendëse, Komuna e Suharekës për dy muaj shpenzon afër 9 mijë euro për dreka jozyrtare
Në shpenzimet e periudhës shkurt dhe mars 2023 , sipas njësive buxhetore dhe kodeve ekonomike të Komunës së Suharekës, ndër tjerash figurojnë edhe shpenzimet për dreka jozyrtare. Në bazë të raportit të publikuar në uebfaqen e Komunës së Suharekës figuron që në muajin shkurt dhe mars të vitit 2023, Komuna e Suharekës ka shpenzuar një […]
Në shpenzimet e periudhës shkurt dhe mars 2023 , sipas njësive buxhetore dhe kodeve ekonomike të Komunës së Suharekës, ndër tjerash figurojnë edhe shpenzimet për dreka jozyrtare.
Në bazë të raportit të publikuar në uebfaqen e Komunës së Suharekës figuron që në muajin shkurt dhe mars të vitit 2023, Komuna e Suharekës ka shpenzuar një shifër marramendëse për dreka jozyrtare, e cila arrinë vlerën prej 8,836.71 euro, raporton SuharekaOnline.
Në të dhënat që ka siguruar redaksia e SuharekaOnline bëhet e ditur se në muajin shkurt të këtij viti, Komuna e Suharekës ka shpenzuar 1,536.68 euro për dreka jozyrtare. E shpenzime më të mëdha janë bërë nga Zyra e Kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, që arrinë vlerën 431.20 euro, e pasuar nga Administrata me 276.50 euro.
Njësia Buxhetore | Dreka jozyrtare, shkurt 2023 |
Zyra e Kryetarit | 431,20 euro |
Administrata | 160,00 euro |
Zyra e Kuvendit Komunal | 110,00 euro |
Buxheti | 150,00 euro |
Shërbimet Publike | 90,00 euro |
Bujqësia | 70,00 euro |
Shërbimet Kadastrale | 100,00 euro |
Administrata | 276,50 euro |
Shërbimet Sociale | 38,98 euro |
Administrata | 110,00 euro |
TOTALI: | 1,536.68 euro |
Shpenzimet për drekat jozyrtare në muajin mars të vitit 2023, në Komunën e Suharekës kanë shënuar një rritje të madhe të cilat arrijnë vlerën prej 7,300.03 euro. Shpenzime më të mëdha ka bërë Arsimi Parafillor i cili ka shpenzuar plot 5,430.49 euro, i pasuar nga Zyra e Kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ku ka shpenzuar 634,70 euro.
Njësia Buxhetore | Dreka jozyrtare, mars 2023 |
Zyra e Kryetarit | 634,70 euro |
Administrata | 160,00 euro |
Zura e Kuvendit Komunal | 110,00 euro |
Buxheti | 150,00 euro |
Shërbimet Publike | 231,44 euro |
Bujqësia | 70,00 euro |
Shërbimet Kadastrale | 50,00 euro |
Shërbimet Sociale | 23,40 euro |
Administrata | 110,00 euro |
Inspekcioni | 140,00 euro |
Planifikimi, Urbanizmi, Inspekcioni | 140,00 euro |
Shërbimet Kulturore | 50,00 euro |
Arsimi Parafillor | 5,430.49 euro |
TOTALI: | 7,300.03 euro |
Gazetare, Eurolinda Zenelaj