Komuna e Suharekës për një muaj shpenzoi afër 4 mijë për udhëtime dhe shpenzime jashtë vendit

08.07.2023

Në shpenzimet e periudhës prill dhe maj 2023, sipas njësive buxhetore dhe kodeve ekonomike të Komunës së Suharekës, ndër tjerash figurojn edhe shpenzimet për udhëtimet dhe shpenzimet jashtë vendit. Në bazë të raportit të publikuar në webfaqen e Komunës së Suharekës figuron që në muajin qershor të vitit 2023, Komuna e Suharekës për udhëtimet dhe […]

Komuna e Suharekës për një muaj shpenzoi afër 4 mijë për udhëtime dhe shpenzime jashtë vendit Foto: Ilustrim

Në shpenzimet e periudhës prill dhe maj 2023, sipas njësive buxhetore dhe kodeve ekonomike të Komunës së Suharekës, ndër tjerash figurojn edhe shpenzimet për udhëtimet dhe shpenzimet jashtë vendit.

Në bazë të raportit të publikuar në webfaqen e Komunës së Suharekës figuron që në muajin qershor të vitit 2023, Komuna e Suharekës për udhëtimet dhe shpenzimet jashtë vendit ka shpenzuar 3,743 euro, shkruan SuharekaOnline.

Nga raporti bëhet e ditur se për këto udhëtime para kanë shpenzuar: Zyra e Kryetarit, Shërbimet Publike dhe Shërbimet Kulturore.

Nga këto bëhet e ditur se shpenzimet më të mëdha i ka bërë Drejtoria e Shërbimeve Publike, e cila për një muaj ka shpenzuar plotë 1,902 euro.

Njësia Buxhetore Udhëtime dhe Shpenzime të tjera jashtë vendit- qershor 2023
Zyra e Kryetarit 234,00 euro
Shërbimet Publike1,902 euro
Shërbimet Kulturore1,607 euro