Komuna e Suharekës vazhdon me shpenzime të mëdha për dreka jozyrtare, për 1 muaj shpenzoi afër 13 mijë euro

08.07.2023

Në shpenzimet e muajit qershor 2023, sipas njësive buxhetore dhe kodeve ekonomike të Komunës së Suharekës, ndër tjerash figurojn edhe shpenzimet për dreka jozyrtare. Në bazë të raportit të publikuar në webfaqen e Komunës së Suharekës figuron që në muajin qershor të vitit 2023, Komuna e Suharekës ka shpenzuar një shifër marramendëse për dreka jozyrtare, […]

Komuna e Suharekës vazhdon me shpenzime të mëdha për dreka jozyrtare, për 1 muaj shpenzoi afër 13 mijë euro Foto: Ilustrim

Në shpenzimet e muajit qershor 2023, sipas njësive buxhetore dhe kodeve ekonomike të Komunës së Suharekës, ndër tjerash figurojn edhe shpenzimet për dreka jozyrtare.

Në bazë të raportit të publikuar në webfaqen e Komunës së Suharekës figuron që në muajin qershor të vitit 2023, Komuna e Suharekës ka shpenzuar një shifër marramendëse për dreka jozyrtare, shkruan SuharekaOnline.

Në të dhënat që ka siguruar redaksia e SuharekaOnline bëhet e ditur se në muajin qershor Komuna e Suharekës ka shpenzuar 12.891,21 euro për dreka jo zyrtare. Shpenzime më të mëdha për dreka jozyrtare gjatë muajit prill 2023, ka bërë Zyra e Kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, e cila kap vlerën 759.50 euro.

Njësia BuxhetoreDreka jozyrtare, qershor 2023
Zyra e Kryetarit 759.50 euro
Administrata120.00 euro
Zyra e Kuvendit Komunal 110.00 euro
Buxheti210.00 euro
Shërbimet Publike70.00 euro
Bujqësia70.00 euro
Shërbimet Kadastrale50.00 euro
Administrata128.20 euro
Shërbimet e Kujdesit Primar Shëndetësor20.00 euro
Shërbimet Kulturore73.93 euro
Administrata110.00 euro
Arsimi Parafillor364.07 euro
Arsimi Fillor10,706.22 euro
Arsimi Mesëm99.30 euro
TOTALI:12,891.21 EURO

Duke analizuar të dhënat, vërehet që shpenzime më të mëdha sa u përketë drekave jozyrtare janë regjistruar në Drejtorinë e Arsimit (arsimi parafillor, fillor dhe i mesëm), ku vlera e tyre arrinë në 11,169.59 euro.