Gjatë qershorit Komuna e Suharekës ka shpenzuar mbi 1 mijë e 300 euro për dreka zyrtare

22.07.2023

Në shpenzimet e periudhës qershor 2023 , sipas njësive buxhetore dhe kodeve ekonomike të Komunës së Suharekës, ndër tjerash figurojnë edhe shpenzimet për dreka zyrtare. Në bazë të raportit të publikuar në uebfaqen e Komunës së Suharekës figuron që në muajin qershor të këtij viti Komuna e Suharekës ka shpenzuar 1,385.80 euro për dreka zyrtare, […]

Gjatë qershorit Komuna e Suharekës ka shpenzuar mbi 1 mijë e 300 euro për dreka zyrtare Foto: Ilustrim

Në shpenzimet e periudhës qershor 2023 , sipas njësive buxhetore dhe kodeve ekonomike të Komunës së Suharekës, ndër tjerash figurojnë edhe shpenzimet për dreka zyrtare.

Në bazë të raportit të publikuar në uebfaqen e Komunës së Suharekës figuron që në muajin qershor të këtij viti Komuna e Suharekës ka shpenzuar 1,385.80 euro për dreka zyrtare, raporton SuharekaOnline.

Nga ky raport, rezulton se shpenzime më të mëdha për dreka zyrtare janë bërë nga Shërbimet Kulturore e ku janë shpenzuar 374.50 euro për dreka zyrtare gjatë muajit qershor.

Poashtu, shpenzime më të mëdha për dreka zyrtare ka bërë edhe Zyra e Kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, e cila në total ka shpenzuar 298.40 euro.

Njesia BuxhetoreDreka Zyrtare
Zyra e Kryetarit 298.40 euro
Bujqësia178.50 euro
Planifikimi, Urbanizmi, Inspekcioni160.40 euro
Shërbimet e Kujdesit Primar Shëndetësor44.10 euro
Shërbimet Kulturore374.50 euro
Administrata219.20 euro
Arsimi Fillor110.00 euro
TOTALI:1,385.80 euro

Rikujtojmë se Komuna e Suharekës gjatë periudhës së njëjtë kohore ka bërë shpenzime marramendëse për dreka jozyrtare, ku janë shpenzuar 12.891,21 euro.