DKA-Suharekë hap konkurs për 5 vende të lira pune

02.05.2023

Komuna e Suharekës ka njoftuar se Drejtoria e Arsimit në Suharekë ka hapur konkurs për disa vende të lira pune. Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë ka njoftuar se ka hapur konkurs për 5 vende të lira pune, raporton SuharekaOnline. Sipas njoftimit të DKA-së bëhet e ditur se konkursi është hapur për pozitat si: një […]

Komuna e Suharekës ka njoftuar se Drejtoria e Arsimit në Suharekë ka hapur konkurs për disa vende të lira pune.

Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë ka njoftuar se ka hapur konkurs për 5 vende të lira pune, raporton SuharekaOnline.

Sipas njoftimit të DKA-së bëhet e ditur se konkursi është hapur për pozitat si: një mësimdhënës/e në SHMFU “Shkëndija” në Suharekë, një mësimdhënës/e në SHFMU “Sadri Duhla” në Duhël, një mësimdhënës/e në SHFMU “Edit Durham” në Mushtisht, një edukatore në SHFMU “Dituria” në Samadrexhë si dhe një edukatore në IP “Flutrat” në Suharekë.

Afati i pranimit për këto pozita fillon nga data 02.05.2023 deri më datë 16.05.2023.