Suharekë, shënon rënie numri i pensionistëve të cilët marrin pension bazik të moshës

03.11.2022

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin shtator të vitit 2022. Ky publikim ndër tjerash ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e pensioneve bazë të moshës. Çfarë është pensioni bazik i moshës? Pensioni bazik i moshës – pensioni minimal i rregullt mujor të paguar për […]

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin shtator të vitit 2022.

Ky publikim ndër tjerash ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e pensioneve bazë të moshës.

Çfarë është pensioni bazik i moshës?

Pensioni bazik i moshës – pensioni minimal i rregullt mujor të paguar për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, që kanë mbushur moshën 65 vjeçare, pa marrë parasysh, a kanë qenë të punësuar apo jo dhe të cilët i plotësojnë kriteret e parapara me këtë ligj.

Pensioni bazik i moshës iu paguhet të gjithë personave që janë shtetas të përhershëm të Republikës së Kosovës, të cilët posedojnë dokumentet e identifikimit dhe të cilët kanë mbushur moshën 65 vjeçare.

Në bazë të statistikave nga ASK të cilat posedon SuharekaOnline bëhet e ditur se numri i personave që janë përfitues nga skema e pensioneve bazë të moshës nga muaji në muaj kanë qenë të ndryshme.

Sipas statistikave të ASK rezulton se gjatë muajit shtator në Komunën e Suharekës pension bazik kanë marrë gjithsej 4,493 persona, ndërsa në muajin gusht të po të njëjtit vit pension të kësaj kategorie kanë marrë 4,174 persona dhe në muajin korrik pension kanë marrë 4,725 persona.

MuajiNumri i personave të cilët marrin pensione bazike
Korrik4,725
Gusht 4,174
Shator 4,493