Vidhet arka dhe sasi e madhe e mishit në një mishtore në Prizren
Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në stacionin policor në Prizren. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se në lokalin mishtore, pronë e ankueses femër kosovare, me forcë kanë depërtuar persona të panjohur të cilët kanë vjedhur sasi të madhe të mishit dhe arkën. Rasti raportohet të ketë […]
Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në stacionin policor në Prizren.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se në lokalin mishtore, pronë e ankueses femër kosovare, me forcë kanë depërtuar persona të panjohur të cilët kanë vjedhur sasi të madhe të mishit dhe arkën.
Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 04:08 në Prizren.
Nuk është raportuar vlera e saktë e mallit dhe parave të vjedhura, ndërsa rasti është në procedurë hetimore.
“VJEDHJE E RËNDË / Prizren 12.10.2022 – 04:08. Raportohet se në lokalin mishtore, pronë e ankueses femër kosovare, me forcë kanë depërtuar persona të panjohur të cilët kanë vjedhur sasi të madhe të mishit dhe arkën. Nuk raportohet vlera e saktë e mallit dhe parave të vjedhura. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e PK-së.