Murati: Pagat e ekzekutuara sot, paradhënie për orët që do të zëvendësohen!

07.10.2022

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se janë ekzekutuar pagat e mësimdhënësve. Murati ka bërë të ditur se pas konfirmimit të listave nga komunat, thesari sot ka ekzekutuar pagesën e paradhënies për orët e muajit shtator që do të zëvendësohen sipas kalendarit të ri mësimit, të miratuar nga MASHTI. “Pas konfirmimit të listave nga […]

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se janë ekzekutuar pagat e mësimdhënësve.

Murati ka bërë të ditur se pas konfirmimit të listave nga komunat, thesari sot ka ekzekutuar pagesën e paradhënies për orët e muajit shtator që do të zëvendësohen sipas kalendarit të ri mësimit, të miratuar nga MASHTI.

“Pas konfirmimit të listave nga komunat, Thesari sot ka ekzekutuar pagesën e paradhënies për orët e muajit shtator që do të zëvendësohen sipas kalendarit të ri të mësimit, të miratuar nga MASHTI” ka shkruar Murati në Facebook.